Millivojeviq reagon pasi instituti gjerman tha se e kishte draftuar statutin e Zajednicës: Është keqpërdorim - NACIONALE

Millivojeviq reagon pasi instituti gjerman tha se e kishte draftuar statutin e Zajednicës: Është keqpërdorim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq ka reaguar pas lajmit se instituti gjerman Friedrich Ebbert Stiftung tashmë e kishte përfunduar hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Millivojeviq ka deklaruar për Kosovo-Online që hartimi i statutit nga ky institut përbën “përpjekje” për të keqkpërdorur politikisht Marrëveshjen e Brukselit dhe vet Asociacionin.

“Nuk ka bazë për fondacionin “Friedrich Ebbert” apo për ndonjë organizatë tjetër joqeveritare që të hartojnë statutin e Asociacionit. Kjo është një kompetencë... që s’ka të bëjë me palë të treta. Prandaj, mund të interpretohet vetëm si përpjekje për të keqpërdorur politikisht marrëveshjen e Brukselit,” – u shpreh ish-diplomati.

Gjatë ditës së sotme, instituti në fjalë e ka pranuar se e ka përfunduar draftimin e statutit ndërkohë që ka shtuar se po diskutonte se kur do ta prezantonte para publikut.

Por, ky institut është i lidhur me partinë gjermane në pushtet, SPD, dhe kjo si duket e ka frikësuar Millivojeviqin.

“Meqë kemi të bëjmë me një OJQ që është e lidhur me Gjermaninë dhe socialdemokratët që tani janë në pushtet, mund të lidhet kjo diqysh me interesin e Gjermanisë... por kjo konfirmon atë që tashmë ne e dinim, se pala gjermane e mbështet Prishtinën...” – vazhdoi ai.

Lajme të ngjashme