Milionat njëburimor: Lajthitet Liburn Aliu, mendon që Kuvendi e ka ftuar në raportim, pa e ftuar
Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për çështjen e kontratave dhjetëra milionëshe një burimore.
Ministri Liburn Aliu, ka thënë se ‘nuk e di pse e kanë ftuar në seancë.
Kështu deklaroi Aliu, shkruan Nacionale:
“Nuk po e di as pse me keni thirrë mu. A po kuptoni.
Krejt çka u fol qitu, nuk ka të bëj me mu. Deputetja që e ka thirrë seancën, e filloi fjalimin e saj dhe e përfundoi, në rastin kur duhej të fliste për Ministrinë e Infrastrukturës tha 10 milionë, realisht është një.
Pra, në dy shtylla, është arsyetu thirrja e seancës, pra për kontratat njëburimore për vitin 2021 dhe për vitin 2023.
Kur bie fjala për Komisionin Evropian, thuhet 78 milionë për Qeverinë, këtu u përmend KEK me 69 milionë.
Kujt po i drejtoheni? Mu.
Për këtë punë ish dashtë me e thirrë dikë tjetër, pse ma drejtoni seancën mu kur për vitin 2023 unë i kam ma pak se 1 milion.
Në vitin 2021, është një kontratë njëburimore.
Po e kuptoj nevojën për spektakël, por komuna e Prishtinës i ka 6.48 vetëm në raport.
Për kontrata njëburimore më keni thirrë mu, s’po e kuptoj pse.
A e dini pse është kjo?
Po të ish ditë me kohë që do flisnit për të gjitha kontratat tjera, këtu do kishte qenë edhe ministrja e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës.
Ju po dilni po folni për ta, s’kam haber për atë punë, s’keni për çka.
Kontratat njëburimore e keni cekë dy herë, keni thënë janë burim i korrupsionit.
Mbase po, por krahasoni edhe komunat edhe ministritë tjera krejt, sidomos në veçanti ndërmarrjet.
Po i kthehem edhe një herë 2023-shit, ku vetëm KEK i ka 69 milionë euro kontrata njëburimore. Është Gjeneral Electrics.
A di çka a po e tërhiqeni seancën, po e mbajmë një tjetër, se ka pasë me u bë seanca e rregullt, ka pasë me u bë kësisoji. Flasim na në qeveri vijmë krejt”, tha Aliu.
Ndërkohë, Arben Gashi i LDK-së, tha se Aliu nuk është ftuar për raportim.
“I nderuar minsitër, po më doket ose nuk e ke lexu materialin për cka është thirrë seanca ose të kanë qitë në lajthitje.
Na nuk të kemi ftu ty në raportim. Kjo është seancë e jashtëzakonshme për të gjitha kontratat njëburimore, nuk ka të bëj vetëm me ministrinë tande, por ka të bëj edhe me Ministrinë tande.
E para është KEK, pastaj është Ministria e brendshme dhe pastaj vijnë të gjitha me radhë’, tha Gashi./Nacionale/