Milazim Krasniqi: Nëse nuk formohet Asociacioni veriu ndahet - NACIONALE

Milazim Krasniqi: Nëse nuk formohet Asociacioni veriu ndahet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, mendon se veriu i Mitrovicës do të ndahet nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Nëse nuk formohet Asociacioni, veriu i rebeluar ndahet”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Në rast se ky Asociacion formohet konform Kushtetutës së Kosovës, Krasniqi thotë se “fillon procesi i integrimit të serbëve”.

“Formimi i Bashkësisë së Komunave është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifikim në Kuvend. Veprimet revolucionare që nuk pranojnë vendimet e qeverive dhe kuvendeve pararendëse, nuk shpiejnë askund. Ne shqiptarët e kemi provuar atë çorbë dhe ende i vuajmë pasojat”, shkruan Krasniqi.

Lajme të ngjashme