Miftaraj: Vendimi i Supremes duhet të zbatohet, nuk ka edhe deputet edhe ministër
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme.
Miftaraj ka thënë se vendimi duhet të lexohet drejtë, e që sipas tij, nuk ka mundësi që një deputet të jetë edhe ministër/kryeministër.
Postimi:
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk ka autorizime ligjore të delegoj kompetenca tek zëvëndës-ministri.
Vendimi i Gjykatës Supreme është mëse i qartë, është në papajtueshmëri me funksionin që deputeti të jetë njëkohësisht edhe minister.
Nëse kemi pas dyshime më herët dyshime lidhur me këtë çështje, pas vendimit te Supremes çdo gjë është sqaruar. Vendimi i Supremes është obligim ligjor që duhet të zbatohet dhe respektohet.
Nëse lexohet drejtë vendimi i Gjykatës Supreme, tetë ( deputetet e Kuvendit të Kosovës që kanë ushtruar funksionin e Kryeministrit apo ministrit në detyrë nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë pozitat ekzekutive.
Shteti ligjor dhe respektimi i vendimeve gjyqesore nuk është obligim vetem per qytetarin e zakonshem, por eshte obligim edhe per zyrtarett e larte publik te veshur me pushtet politik.
Shembulli se si respektohet dhe duhet shteti duhet te fillon me politikanet.