Miftaraj: Sulmet e pushtetit të VV-së ndaj gjyqësorit, strategji e qëllimshme për të ulur besimin e publikut
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka bërë me dije se sulmet e pushtetit ekzekutiv ndaj gjyqësorit kanë qenë strategji e qëllimshme e VV-së.
Ai ka vlerësua se kjo është bërë me qëllim të deligjitimimit të pushtetit gjyqësor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar së më herët nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“Kemi pare ministra, deputete apo figura politike duke sulmuar pavaresine e sistemit gjyqesor dhe prokurorial. Ne pese vitet e fundit ka qene strategji e partise ne pushtet qe permes sulmeve sistematike ndaj gjyqesorit te rregullte apo Gjykates Kushtetuese te delegjitimojnë sistemin e drejtesise ne Kosove deri ne ate mase sa jo vetem qe e cenon pavarësinë e tij por edhe e ul besimin e publikut ne nivelin me te ulte te mundshem. Si asnjehere me pare jane etiketuar dhe kercenuar gjykates dhe prokurore individual per shkak te punes qe e kryejnë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, del nje gjykatese e Gjykates Supreme dhe fillon me i sulmu dhe me iu jep epitete te caktuara politikaneve neper studio televizive. E njejta komenton sjellje politike per politikane dhe flet si analiste politike. Gjykata Supreme dhe Keshilli Gjyqesor i Kosoves duhet urgjent me ndal nje sjellje te tille. Ruane pavaresine dhe integritetin e sistemit gjyqesor. Mos reagimi urgjent i Gjykates Supreme dhe Keshillit Gjyqesor te Kosoves ka me na sjell shpejte ne studio televizive debate politike ku marrin pjese gjykates, prokurore ne njeren ane e politikane ne anen tjeter. Ndalja mikrofonin gjykateses aman!”, ka shkruar ai.