Miftaraj: Incizimet e Nacionales nuk hyjnë as në kuadër të përgjegjësisë penale e as civile - NACIONALE

Miftaraj: Incizimet e Nacionales nuk hyjnë as në kuadër të përgjegjësisë penale e as civile

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas deklaratave nga pushteti për padi ndaj gazetarit Berat Buzhala dhe Nacionales.

Miftaraj ka thënë se incizimet e Nacionales nuk hyjnë në kuadër të përgjegjësisë penale e as civile.

Sipas tij interesi i publikut është i madh.

Postimi:

Inxhizimet e Nacionale as nuk hyn ne kuader te pergjegjesise penale e as civile.

Filma me kallexime penale ose padi civile munden edhe mu inicu ama nese zbatohet ligji drejte, dihet epilogu.

Interesi i publikut eshte me i madh se interesi i dy zyrtareve te larte publik dhe i nje te kerkuari nga organet e drejtesise dhe qe eshte ne listen e zeze te Amerikes.

P.S. Media keto jane inxhizime, nuk jane pergjime. Pergjimet i autorizon gjykata.

Lajme të ngjashme