Meta thirrje Beogradit: Hiqni dorë nga nxitja e grupeve kriminale - NACIONALE

Meta thirrje Beogradit: Hiqni dorë nga nxitja e grupeve kriminale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas tensionimit të situatës në dy pikat kufitare në veriun e Kosovës.

Meta i bëri thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri.

“Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës", tha Meta.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës, të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më e qetë.

Lajme të ngjashme