"Nga herët e rralla" - Meta thotë se Haxhi Avdyli s'ka dashur të bëhet ministër
Deputeti i Listës Guxi, Burim Meta, ka reaguar pas emërimi të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Meta ka thënë se nëse Haxhi Avdyli do të emërohet në krye të kësaj ministrie, atëherë do të ishte ekselent.
“Sot është në rregull. Jemi brenda të së pritshmes”, tha Meta në Frontal të T7.
Sipas Metës, Avdyli nuk ka pas dëshirë për t’u bërë ministër.
“Haxhi Avdyli as s’ka pas qejf me u bë. Por një përgjegjësie të tillë s’do t’i ikte”, tha Meta.
Meta është shprehur se në këtë rast Vitia ka pasur kohë “të korrigjohet aty ku çalonte”.
