Mësohet arsyeja e pranisë policore në një fabrikë në Zubin Potok, objekti është nën menaxhim të AKP-së - NACIONALE

Mësohet arsyeja e pranisë policore në një fabrikë në Zubin Potok, objekti është nën menaxhim të AKP-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat serbe që operojnë në veri të Kosovës orë më parë shkruan për gjoja një “hyrje me forcë” në një objekt fabrike në Zubin Potok, teksa njoftuan edhe se kjo fabrikë “Lola” ka kohë që është e mbyllur dhe nuk punon.

Më pastaj njoftuan se Policia e Kosovës ka vendosur edhe një shënim në portën hyrëse të fabrikës ku shpjegiohet se ky objekt është nën menaxhim të Agjencionit Kosovar për Privatizim dhe se “ndalohet hyrja e pautorizuar”.

Siç rapotuan mediat atje, u tha që në objekt rreht orës 10:00 të mëngjesit të së premtes njësitet speciale policore ishin të pranishme.

"Radio.kim" raportoi se Veton Elshani ka treguar se kanë asistuar Agjencionin Kosovar të Privatizimit në këtë aksion.

“Ata kërkuan mbështetjen tonë dhe shkuan atje për të kontrolluar se çfarë po ndodh me objektin e tyre dhe njësitë tona dhe Policia e Ndërhyrjes ofruan mbështetje”, ka thënë Elshani.

Lajme të ngjashme