Mesiq për agresionin në Banjskë: Ishte përgatitur për të nxitur luftë
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe.
Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë. Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima.
Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë.
Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesiq konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun.
Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ku thekson se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane.
Të njëjtat vlerësime nuk ka edhe për vendet e bllokut, ku thekson se lidershipi i Bashkimit Evropian po