Mesazhi i votimit “karate”, Bardiqi thotë se ishte “sarkazëm, dhe në thojza, mua mu cënua privatësinë" - NACIONALE

Mesazhi i votimit “karate”, Bardiqi thotë se ishte “sarkazëm, dhe në thojza, mua mu cënua privatësinë"

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Naim Bardiqi i Vetëvendosjes i cili dje u kap duke shkëmbyer mesazhe në WhatsApp se për votim për president “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për të blerë kohë, tha se ishte “sarkazëm.”

Ai tha se “ju ma cenuat privatësinë” drejtuar gazetarëve.

“Edhe njëherë po e përmendi që ishte thonjza, s’ka epitet. Është sarkazëm. Mirëpo s’ka të bëjë me seriozitetin e procesit,” tha ai.

Lajme të ngjashme