Mes lutjes për koalicion dhe fyerjes se "ju njiheni se nuk hezitoni": Kurti lëshohet krejt te Abdixhiku
Tashmë pa fjali përgjithësuese dhe pa hapësirë interpretimi ndryshe, Albin Kurti kërkoi haptazi koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës – në letrën e tretë dërguar Lumir Abdixhikut.
“Unë nuk kam pasur problem me juve...pse të mos e bëjmë (koalicionin)?”, i shkruan Albin Kurti – Lumir Abdixhikut – duke konstatuar se një koalicion VV – LDK është edhe “i preferuar” nga votuesit e të dyja partive.
Tashmë për të njëmbëdhjetën herë Vetëvendosja ka dështuar të krijojë shumicë parlamentare për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, duke qëndruar në 56 vota gjithsejt – duke krijuar uzurpime procedurale për të konstituar Kuvedin e Kosovës me një kandidat tjetër nga Albulena Haxhiu.
Letra lexohet për ‘lutje’ të hapur ndaj Abdixhikut nga Kurti.
Në atë letër, Kurti edhe brendarreshtash fyen LDK-në si një parti “që njihet se nuk heziton për koalicione” duke rikujtuar bashkëpunimet e LDK-së me partitë tjera politike që nga paslufta e deri te koalicioni VV- LDK në vitin 2020.
Nga Vetëvendosje – deputetë si Armend Muja – kanë nisur të shkruajnë në rrjete sociale shpresat e tyre si: “Urojmë që Abdixhiku të pranojë”.
Hekuran Murati ishte i pari që u detyrua të pranojë se te letra erdhi për shkak të situatës që Vetëvendosja e ka gjetur veten: në predikamentin e dështimit për të pasur numra.
“Nëse letra është publiku, besoj që mund të shihni qartë pse janë ftuar. Te ftesa kemi ardhur që në pamundësi të konstituim të Kuvendit, atë që e kam quajtur, koalicioni konstituiv. Nuk jemi të interesuar të vazhdojmë këtë situatë, po ofrojmë mundësi për zhbllokim. Ne jemi të interesuar të zhbllokojmë procesin”, tha Murati.

