Marrin vendim autoritetet në Gjermani: Ujku që vrau kalushin e presidentes von der Leyen mund të vritet - NACIONALE

Marrin vendim autoritetet në Gjermani: Ujku që vrau kalushin e presidentes von der Leyen mund të vritet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rajoni gjerman i Hanoverit ka lëshuar një vendim që jep leje për vrasjen e ujkut që kishte hëngër një prej ponive të presidentes së Komisionit Evrpoian Ursula von der Leyenit, që më herët kishte thënë që duhej rivlerësuar statusin e mbrojtur të ujqërve.

Poni ose kalushi në fjalë (kalë i vogël) me emrin “Dolly”, ishte vrarë nga një sulm i ujkut në muajin shtator kur po kulloste bashkë me një poni tjetër afër rezidencës së familjes von der Leyen.

“E gjithë familja është e trazuar nga lajmi,” – tha zëdhënësi i presidentes së Komisionit në atë kohë, ka raportuar Euractiv.

Por, tash autoritetet kompetente kanë lejuar që ujku në fjalë të eliminohet.

“Një përjashtim nga legjislacioni për mbrojtjen (e ujqërve) është kërkuar dhe është shqyrtuar në pajtim me kërkesat ligjore. Këto kërkesa janë plotësuar,” – tha zëdhënësi.

Ujku i ashtuquajtur edhe “ujku problematik” – është një koncept në legjislacionin gjerman për mbrojtjen e ujqërve aplikohet kur ujku vazhdimisht sulmon bagëtitë ose shfaq shenja se nuk është miqësor me jetën njerëzore.

Sipas zëdhënësit në fjalë, kafsha kishte vrarë gjithsej 12 dele dhe lopë përveç kalushit të von der Leyenit.

Lajme të ngjashme