Mërgimtarja vjen nga Gjermania enkas për marshim: Çlitimtarët e meritojnë - NACIONALE

Mërgimtarja vjen nga Gjermania enkas për marshim: Çlitimtarët e meritojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mijëra qytetarë po mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësisë.

Qytetarët e qyteteve tjera tashmë kanë arritur në Prishtinë.

Disa nga ta janë deklaruar edhe për mediat.

Në Kanal 10 ka folur një qytetare e cila tha se kishte ardhë nga Gjermania vetëm për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësië.

Unë jetoj dhe banoj në Gjermani. Kam ardhë këtu enkas për këtë marshim. Kam ardhë sot në mëngjes. Prej rrugës, prej aeroportit kam ardhë këtu. E meritojnë, këta janë çlirimtarët tanë. Këta e kanë lanë diasporën, kanë ardhë me luftu për vendin e tyre, trojet tona. Kjo është padrejtësi e madhe.” – ka thënë ajo.

Marshi fillon në ora 14:00 dhe është organizuar nga inicativa “Lira ka emër” për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Lajme të ngjashme