Merdarja vazhdon të jetë e bllokuar, situatë e qetë atje
Pika kufitare në Merdarë vazhdon të jetë e bllokuar që nga mbrëmja e 27 dhjetorit. Në po të njëjtën datë, serbët kanë vendosur barrikada rreth dy kilometra larg kësaj pike kufitare.
Si rrjedhojë shumë kosovarë që ia kishin mësyrë Kosovës janë detyruar që të presin me orë të tëra e pastaj të kthen prapa duke shfrytëzuar kështu pikat tjera doganorë për të ardhur në Kosovë.
Ekipi i Nacionales ka qëndruar sot në Merdare dhe prej atje iu sjellë të rejat e funtit.
