Mentor Shala, Mustafë Mustafa dhe Erzen Këpuska largohen nga puna në RTK - NACIONALE

Mentor Shala, Mustafë Mustafa dhe Erzen Këpuska largohen nga puna në RTK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e saj pranë RTK-së se Mentor Shala, Drejtor i Përgjithshëm për dy mandate, Mustafë Mustafa, shef i shërbimeve të përbashkëta dhe udhëheqës i departamentit për zhvillim dhe strategji dhe Erzen Këpuska, udhëheqës i administrates janë larguar nga puna.

"Po është e vërtetë, të tretë janë larguar nga puna", i ka thënë ky burim Nacionales.

Siç mëson gazeta, asyeja për këtë largim është fakti se të tretë kanë marrë pjesë në mashtrim, duke futur në system një kontratë në mënyrë retroaktive.

Sipas kësaj kontrate, Mustafë Mustafa, do të përfitonte pagë më të lartë. Në anën tjetër, mësohet se Radio Televizioni i Kosovës ka bërë kallëzim penal për këtë çështje.

"Ata kanë vënë në sistem një kontratë retroaktive, ku do të përfitonte Mustafë Mustafa. Ky i fundit sipas të njëjtës do të kishte pagë më të lartë", vazhdoi tutje ky burim.

Kujtojmë se së fundi janë regjistruar ndryshime të shumta në televizionin publik, ndërsa siç edhe ka raportuar gazeta vazhdimisht, Adi Krasta është emëruar zëvendës-drejtor.

Lajme të ngjashme