Memli Krasniqi: Vjosa Osmani është e heshtur dhe e paguximshme - NACIONALE

Memli Krasniqi: Vjosa Osmani është e heshtur dhe e paguximshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka dhënë në një intervistë për “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.

Në këtë intervistë, Krasniqi ka komentuar pozicionin politik të Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës. Krasniqi vlerësoi se Osmani është e heshtur dhe e paguximshme.

“Presidentja është dashur të hënën të na thërras, po ajo as të hënën, as këtë që kaloi nuk e ka marrë asnjë veprim, përkundrazi ka qenë e heshtur, e paguximshme dhe me thënë një fjalë më racionale, që s’duhet t’i dëmtojmë raportet me ShBA-të ose me QUINT-in, me thënë se është e turpshëm ku e ka pru Kurti punën, që ShBA e ka përjashtu FSK-në nga Defender Europe. Të na tregojë cila është zgjidhja.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme