Memli Krasniqi shkon në Skenderaj, një ditë pas vërshimeve - NACIONALE

Memli Krasniqi shkon në Skenderaj, një ditë pas vërshimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të reshurat e dendura të shiut në dy ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Skenderaj është ndër komunat më të dëmtuara.

Qendra e këtij qytetit në Kosovën qendrore do të ketë nevojë për rinovim, pasi trotuari tashmë është prishur shumë. Përveç trotuareve, edhe qytetarët kanë pësuar në pronat e tyre private.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dalur në terrën, për të parë nga afër situatën.

Në fotografitë e Televizionit 7, kryetari i PDK-së, së bashku me atë të Skenderajt, e z.Lushtakun shihet teksa ec rrugëve, tashmë të dëmtuara.

Kujtojmë se Komuna e Skenderajt tashmë ka shpallur gjendjen emergjente.

Lajme të ngjashme