Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së. Mandatin e ti Krasniqi e ka marr sot në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës.
Pas marrjes së besimit, i pari i PDK-së ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë.
Para tyre, ai është zotuar për të vazhduar punët e mira për Kosovën.
“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, ka thënë Krasniqi.