Memli Krasniqi: Rezerva shtetërore kemi veç për tri ditë
I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se shteti ynë ka rezerva shtetërore vetëm për tri ditë.
Krasniqi tha se si ish-ministër e njeh mjaft mirë çështjen e rezervave, ndërsa mohoi se Kosova ka të tilla për tre muaj, pasi për një kohë kaq të gjatë nuk ka as Bullgaria, përcjell Gazeta Nacionale.
“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj, në mars dhe prill. S’dinë çka me të kallzu kurrkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor.
Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur, pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva. Ne kemi veç për tri ditë", tha ai në Rubikon.
Kujtojmë se paraqitja e tij në Klan zgjoi kurreshtjen e lexuesve, pasi nga të dhënat e transmetimit të drejtpërdrejt doli se ai kishte një shikueshmëri prej 30 mijë ndjekësve në kohë reale, por që një hulumtim i Nacionales konfirmoi se shikimet ishin blerë.