Mehaj që dha dorëheqje para pak ditësh nderohet me urdhër ushtarak nga ambasadori gjerman - NACIONALE

Mehaj që dha dorëheqje para pak ditësh nderohet me urdhër ushtarak nga ambasadori gjerman

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili dha dorëheqje para pak ditësh, ka bërë të ditur se është nderuar me urdhër ushtarak nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj tha se u nderua me urdhërin ushtarak “Cross of honous in gold”.

“Është vërtetë nder që të pranohet një vlerësim i tillë nga një shtet partner i yni siç është Gjermania. Për më tepër kur theksohet bashkëpunimi i ngushtë, koordinimet dhe qëllimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.” – ka shkruar ai.

Tutje, Mehaj ka bërë se në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Kurti, ambasadorë të ndryshëm, e ministri i ri i Mbrojtjes.

“Ishte nder që në këtë cermoni të jenë të pranishëm Kryeministri Kurti, ambasadorë të shteteve të QUINT-it, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Jashari, Ministri Maqedonci, ambasadori i Bashkimit Europjan, Komandati i KFOR dhe zyrtarë tjerë nderkombtaë e vendorë.” – tha ai.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave Mehaj dha dorëheqje nga pozita që e mbajti deri tani për shkaqe familjare.

Në vend të tij, në këtë pozitë është emëruar Ejup Maqedonci.

Lajme të ngjashme