Mehaj përkujton demonstratat e 81-shit: Mbi këto ideale zhvillohet Ushtria e Kosovës - NACIONALE

Mehaj përkujton demonstratat e 81-shit: Mbi këto ideale zhvillohet Ushtria e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka përkujtuar demonstaratat e studentëve, të vitit 1981. Sot 42 vjet më parë në Prishtinë filloi Pranvera e madhe kombëtare, që shënoi kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë, ka thënë Mehaj.

Tutje ministri i mbrojtjes ka theksuar faktin se pikërisht mbi këto ideale është zhvillohet dhe forcohet Ushtria e Kosovës.

Postimi i plotë i Mehajt:

Sot 42 vjet më parë, në Prishtinë filloi Pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.

Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare, Bacë Adem Demaçit, që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së, udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari.

Gjithashtu, këto demonstrata shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë.

Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave.

Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për heronjët e rënë e të mbijetuar të Pranverës historike të vitit 1981.

Lajme të ngjashme