Megjithatë, Përparim Rama do të jetë sonte në debat përballë Hajrulla Çekut - NACIONALE

Megjithatë, Përparim Rama do të jetë sonte në debat përballë Hajrulla Çekut

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Prishtinës dhe kandidati për rizgjedhjen në këtë post, Përparim Rama, ka shkruar shkurt se sonte do të jetë në Debat Plus.

“Shihemi sonte n’ Debat Plus”, shkruan Përparim Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Nacionale më herët ka raportuar, referuar në burime të mirinformuara pranë kryetarit aktual, se ai për shkak të gripit, i është nënshtruar një terapie.

Kujtojmë se pas debatit në mes të Përparim Ramës (LDK) dhe Hajrulla Çekut (VV) në Pressing, një debat në mes të dyve, është paralajmëruar edhe për sonte në emisionin e debatit në televizionin Dukagjini.

Lajme të ngjashme