Mefi i VV-së: Presidentja s’ka ndonjë fuqi për t’i afruar partitë politike - NACIONALE

Mefi i VV-së: Presidentja s’ka ndonjë fuqi për t’i afruar partitë politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kompetencat e presidents nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani.

Pas ndërprerjes së seancës konstituive, ai para gazetarëve ka thënë se ajo nuk ka fuqi që t’i përafrojë partitë politike.

“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Theksojmë se tentimi i 16-të ka dështuar, pasi sërish partitë nuk e kanë votuar komisionin për votim të fshehtë.

Si rezultat, edhe kësaj radhe VV-ja dështoi ta ketë shumicën.

Në tavolinat e deputetëve sot pati njoftime nga Gjykata Kushtetuese, se mund të çojnë komente deri më 19 maj.

Kjo ndërlidhur me ankesën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese, për vendimet e kryesuesit Dehari.

Sot po ashtu bëhet një muaj prej fillimit të seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

Lajme të ngjashme