Mediat vazhdojnë të përballen me mostransparencën e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Mediat vazhdojnë të përballen me mostransparencën e Qeverisë Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njëra nga problemet me të cilët vazhdojnë të ballafaqohen gazetarët, është padyshim edhe mungesa e komunkimit me qeverinë.

Për kohë të tërë, gazetarët presin për përgjigje nga ana e ekzekutivit, e shumë prej tyre nuk gjejnë adresë asnjëherë.

Siç raporton Gazeta Blic, nga Qeveria nuk kanë pranuar të flasin as në rastin e një teme që flet për raportin media-pushtet dhe nivelin e transparencës.

Madje, edhe në pyetjet më të thjeshta, pushteti është i "pa zë", sidomos në rastet kur kërkohet qasje në dokumente publike.

Sikur me shumë media, ka ndodhur kështu edhe me portalin Insajderi, gazetarët e së cilit kishin kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dokumente, që lidheshin me shpenzimet për karburante të diplomatit Prindon Sadriu. Email-at në adresën e MPJ-së për këtë çështje ishin shpeshtuar, duke pritur me muaj për një përgjigje.

Më pas, ky medium ka ngritur ankesë në adresë të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, institucion ky që mbikëqyrë zbatimin të legjislacionit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Pas shqyrtimeve, AIP-ja e ka dënuar me 13 mijë euro gjobë MPJ-në, por pavarësisht kësaj kjo ministri vazhdon të mos i bëjë publike shpenzimet e zotërisë së parë.
Kjo Agjenci kanë bërë të ditur se për shkak të mungesës së transparencës së institucioneve publike, shteti i ka humbur 22 mijë euro në vitin 2022.

Sipas Pranvera Behlulit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje kishte ardhur në pushtet me premtimet që do të jetë qeveria më transparente, por sipas saj, ka ndodhur e kundërta.

E këtë, ajo e ka quajtur shqetësuese.Përveç jo transparencës, edhe sjellja arrogante e pushtetarëve karshi gazetarëve është bërë pothuajse e zakonshme.
Mirëpo, nuk janë të rralla edhe rastet kur akterët e pushtetit janë qasur ndaj gazetarëve me gjuhë linçuese e denigruese.

Lajme të ngjashme