Mediat serbe pretendojnë se një kosovar helmoi 4 qen në Kishën Ortodokse në Novobërdë, policia: S'dihet ende
Katër qen janë helmuar, siç raportohet në oborrin e Kishës Ortodokse në Novobërdë, derisa mediat serbe “Politika” dhe “RadioKim” pretendojnë se kanë siguruar pamje nga momenti kur ka ndodhur kjo.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Manastiri i Deçanit, duke pretenduar se qentë u helmuan nga një punëtor i nacionalitetit kosovar.
Manastiri i Deçanit ka apostrofuar edhe një kompani, në të cilën pretendon se punon personi në fjalë. Në videon e publikuar, shihet një person duke i ushqyer qentë.
In the courtyard of the Serbian Orthodox church in Novo Brdo (#Kosovo), four dogs were poisoned by a local Kosovo Albanian worker who was captured on video
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) April 29, 2023
29 April 2023, KIM Radio, Politika
Four dogs were poisoned and died in the courtyard of the #Serbian #Orthodox #Church of… pic.twitter.com/dQZhifKvfe
Deri më tash, raportohet se katër qen kanë vdekur pas helmimit.
“Jemi të shqetësuar. Nuk mund ta qetësoj vetën time dhe familjen. Mora vajzën time, Milanan, e cila ishte shumë e afërt me qenin e saj në manastir. Ajo nuk mund ta shohë këtë.” – raportohet të ketë deklaruar prifti Stevo Mitriq.
Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, Nacionale ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se nuk dihet ende nëse këto pretendime janë të vërteta.
“Policia e Kosovës ka marrë një ankesë për helmim e katër qeneve. Zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar një person. Nuk e dimë nëse është i dyshuari kryesor, por i njëjti është intervistu. Autoritetet hetimore nga stacioni policor në Novoberdë janë duke punuar për të përcaktuar nëse është e vërtetë që ai i ka helmuar apo jo. Po punohet për sigurimin e mëtejshëm të provave.” – u shpreh ai për Nacionalen.