Sherr në një diskotekë në Budva ku ishte Abazoviq: Mediat serbe raportojnë se kryeministri u sulmua, policia e mohon
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është sulmuar fizikisht në një diskotekë në Budva.
Kështu po raporton gazeta serbe Kurir duke u thirru në burimet e veta.
Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, dhe për të nuk kanë njoftuar mediat në Mal të Zi.
Kurir shkruan se sulmi ka ndodhur përderisa Abazoviq po qëndronte në diskotekë. Aty një person është afrur duke e ofenduar, dhe më pas e ka sulmuar.
Sipas Kurir, sigurimi ka ndërhyrë menjëherë. Mësohet se kryeministri Abazoviq nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Por, Policia jozyrtarisht i ka thënë portalit malazez CdM-së se ai nuk është sulmuar, por se ka pasur një konflikt mes disa personave dhe se në atë moment pranë tyre ka kaluar Abazoviqi.
Dëshmitarët e ngjarjes i thanë CdM se panë policinë të evakuonte Abazoviqin dhe të ndalonte disa persona.
“Duket se është sulmuar sepse burri e shante para se të hynte në komisariat. Duhet të kenë ndërhyrë 15-20 policë”, thanë dëshmitarët, transmeton Klankosova.tv
Policia thekson se ai nuk është sulmuar.
“Kishte shtyrje mes disa personave dhe Abazoviqi ishte duke ecur drejt daljes në atë moment”, tha policia jozyrtarisht për këtë media malazeze.