Mediat në Shqipëri e publikojnë emrin e viktimës që besohet se u vra nga Dibran Hoxhaj
Mediat tashmë kanë nisur që ta publikojnë emrin e viktimës që pësoi mbrëmë nga plagosja në Prizren. Viktima sipas raportimeve vesohet të jetë 31-vjeçari Visart Cengu. I riu dyshohet se u goditë për vdekje nga kosovari Dibran Hoxhaj.
Sipas raportimeve rrugës për në spital ka ndërruar jetë Visart Cengu me origjinë nga Kukësi, ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.
Edhe policia e Kosovës ka konfirmuar se Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra” është shoqëruar në stacionin policor ku po intervistohet. Ai dyshohet për vrasjen e një 31-vjeçari dhe plagosjen e një 27-vjeçari tjetër nga Shqipëria.
“Në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona, deri më tani nuk ka ndalim për ta", ka thënë nga togeri Shaqir Bytyqi.