Mediat gjermane për Masakrat në Beograd: Shpërthen diga e dhunës në Serbi - NACIONALE

Mediat gjermane për Masakrat në Beograd: Shpërthen diga e dhunës në Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njerëzit po kërkojnë fjalë, po provojnë të mbajnë lotët”, kanë shkruar mediat e shkruara gjermane, raportoi Deutsche Welle. “Serbia është tronditur pas masakrës në një shkollë në Beograd”.

Për arsye të pashpjegueshme, dita e tretë e zisë nis të premten. Por, njerëzit në Beograd kanë qenë në zi që kur dëgjuan për tragejdinë. Dhe se sa u keq ndjehen. Metropolisi i rreth dy milionë banorëve u shtang në dhimbje”, shkruan Tageskeitung në Berlin dhe përshkruan aftmosferën pasi Kosta K. (13 vjeçar) vrau tetë nxënës dhe një roje sigurimi të shkollës “Vladislav Ribnikar”.

Njerëzit po kërkojnë fjalë e po provojnë t’i mbajnë lotët. Nëpër kafene s’ndjehet zë. Disponimi nëpër autobusë është sikur në varreza. Duket sikur edhe zhurmat nëpër qytete janë përmbytur”, shkruan gazeta.

Serbia ëstë tronditur një ditë pas masakrës në shkollë në Beograd”, shkruan gazeta zvicerane Neue Zurcher Zeitung. “Një ditë më pas një grumbull njerëzish u mblodhën në skenën e krimit. Një det me lule mbuloi trotuaret. Lamtumirat e fundit për fëmijtë e vrarë janë të shkruara me dorë”, thotë gazeta.

Armët lehtësisht të disponueshme

"Politikanët dhe intelektualët u përfshinë shpejt në spekulimet për sfondin e krimit. Debati shkon përgjatë llogoreve të njohura ideologjike. Nacionalistët dhe të djathtët fajësojnë rënien e vlerave dhe ndikimin e Perëndimit", shkruan gazeta e Cyrihut.

Ata kundërshtohen nga disa sociologë dhe gazetarë të cilët thonë se gatishmëria për dhunë në shoqëri nuk vjen nga Perëndimi por nga luftërat e patretura të viteve nëntëdhjetë.

Siç shton teksti, ka shumë pak diskutime për disponueshmërinë e lehtë të armëve. "Ka një treg të madh të zi në Serbi ku mund të blini armë të vogla. Ai përdoret për të kryer tmerre, veçanërisht në rrethin familjar. Vitet e fundit, vrasja e grave nga burrat e dehur dhe të dhunshëm është bërë gjithashtu temë politike, pa shteti merr çdo masë kundër tij”.

Megjithatë, siç thuhet në tekst, qytetet e Ballkanit janë më të sigurta se ato në Evropën Perëndimore. "Krimet si vrasjet, grabitjet dhe përdhunimet janë më pak të zakonshme në hapësirat publike. Arsyet për këtë janë të shumta. Popullsia e këtyre vendeve është shumë e vjetër, pothuajse nuk ka rrethe të mëdha të neglizhuara ekonomikisht. Kontrolli social është më i fortë dhe numri i oficerët e policisë është më i madh në raport me numrin e banorëve”.

Fjalia e fundit e tekstit, e cila është shkruar para masakrës në rrethinën e Mlladenovcit (e enjte, 4 maj), thotë: “Nga disa reagime, ndihet frika se diga është thyer dhe se ata që do të kopjojnë krimin janë duke u përgatitur".

Motivet janë ende të paqarta

Lajme nga Beogradi përcjellin edhe shumë media të tjera gjermane, ndër to edhe portali i të përjavshmes Spiegel, i cili raporton për masat e Qeverisë së Serbisë. Parashikohet moratorium për dhënien e patentës së armëve, si dhe ulje e mundshme e kufirit të përgjegjësisë penale në 12 vjet.

Motivet e masakrës janë ende të paqarta”, raporton Spiegel për sulmin në shkollë.

Lajme të ngjashme