Me veturë tentoi ta sulmonte Policinë në Zubin Potok, i dyshuari ende në arrati - NACIONALE

Me veturë tentoi ta sulmonte Policinë në Zubin Potok, i dyshuari ende në arrati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person në Zubin Potok ka tentuar që ta godas policinë, derisa ishin në orar të punës në një pikë kontrolli.

Siç thuhet në raportin e policisë, njëri nga zyrtarët policor me qëllim të vetëmbrojtjes është detyruar që të përdorë armë zjarri.

Më pas thuhet se automjeti dyshuar, i cili ishte i tipit Audi, me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale.

Fsh. Banjë, Zubin Potok 09.03.2023-19:20. Njësiti policor derisa kanë qenë në një pikë kontrolli, ka ardhur një veturë e tipit Audi dhe ka tentuar ti godas policinë me ç’rast njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policorë është detyruar që në vetëmbrojtje të përdor armën e zjarrit. Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, thuhet se njesitet policore kanë ndërmarrë veprime operative për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. Policia kanë arritur të ndalin dy automjete të tjera pasi sipas tyre, ato mund të ndërlidhëshin me rastin.

Në vetura gjendeshin pesë përsona, të cilët janë dërguar në stacionin policor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të procedurave të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore”, thuhet ndër të tjera në raport.

Lajme të ngjashme