"Më shpëtoni": Gruaja nën rrënoja poston fotografi, këngetari turk kërkon ndihmë për të
Një qytetare me emrin Aysel Yeral, po raportohet nga mediat turke se ka shpërndarë fotografinë e saj në Twitter, duke kërkuar për ndihmë.
Postimi është shpërndarë nga një këngëtar turk, i quajtur Haluk Levend.
“Më shpëtoni.” – raportohet se shkruan krahas fotos së postuar nga qytetarja, raporton medium turk “Cumhuriyet”.
Afër 300 viktima
Një tërmet i fuqishëm 7.4 goditi provincat jugore të Turqisë, duke vrarë të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke.
Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 284 persona ndërsa janë lënduar 2 mijë e 323 të tjerë.
Ai ka thënë se: “kemi gjithsej 284 të vdekur, 2 mijë e 23 të plagosur dhe 1710 objekte të shkatërruara. Gjithsej 2786 ekipe kërkim-shpëtimi janë në terren, ky numër çdo moment po rritet”.
Oktay theksoi se në zonën e tërmetit është ndërprerë arsimi për një javë.
Sevgili Aysel!
— Haluk Levent (@haluklevent) February 6, 2023
Şarjını muhafaza et.@ahbap_hatay yolda 🙏 https://t.co/Wz9yuSOIhd
Ndërkohë, në një deklaratë të bërë orë më parë, presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi.”
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë.” – ka shkruar Erdogan ndër të tjera.