Më në fund zëvendësohen policët e bllokuar në Leposaviq
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, sot është bërë ndërrimi i tyre.
Kështu ka bërë të ditur Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
“Policët tashmë gjinden në drejtorinë policore në jug. Në përgjithësi gjendja shëndetësore e tyre është e mirë”, ka thënë Zeqiri për Gazetën Express.
Pjesëtarët policor kanë mbetur aty të bllokuar për shkak të barrikadave të cilat janë vendosur.
Kushtet në të cilat qëndruan zyrtarët policore ishin të rënda, pasi që kishin ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.
