Më në fund reagon Kurti për ish-policin e arrestuar në Serbi: Sjellja jonormale e Serbisë nuk duhet të normalizohet
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më në fund ka reaguar për ish-policin Arbnor Spahiu që u arrestua e iu caktua paraburgim në Serbi, për kinse vrasje të rëndë në Banjskë, ani pse ish-polici, kishte dhënë dorëheqje nga policia në vitin 2022, dhe jeton në Gjermani.
Kurti, që kur ishte ndaluar një ish-deputet i Vetëvendosjes kishte reaguar menjëherë, për ish-policin e bëri vetëm disa ditë pas ngjarjes, dhe pas presionit të madh për të reaguar. Ai, në reagimin e tij me katër rreshta, ndër të tjera ka thënë se ‘sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.’
E plotë:
Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.
Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.