Me ‘izën’ e qeverisë së Kosovës: Fillon linçimi ndaj Bujar Osmanit, tash reagon Taravari - NACIONALE

Me ‘izën’ e qeverisë së Kosovës: Fillon linçimi ndaj Bujar Osmanit, tash reagon Taravari

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një postim i zëdhënësit të Qeverisë të Kosvoës, Përparim Kryeziu, ka mobilizuar opozitën në Maqedoninë e Veriut.

I madh e i vogël atje janë sulur ndaj Bujar Osmanit, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut.

Krejt kjo lidhur me planin për shtensionim në veri, që Osmani e kishte bërë sa ishte udhëheqës i OSBE-së.

Kandidati tjetër për president, Arben Taravari, i cili dy ditë më parë u takua me Albin Kurtin, e ka vazhduar radhën e akuzave.

Ai ka bërë kinse e ka zbuluar ujin e nxehtë, me pretendimin se ‘qeveria e Kosovës e zbuloi se planin e ka shkruar me dorën e tij Bujar Osmani’.

Por, Bujar Osmani gjatë tërë kohës e ka pranuar edhe vet që plani kishte qenë ide e tij. Madje sipas Osmanit, të njëjtin e përdori qeveria e Kosovës.

Ky postim i Përparim Kryeziut, tingëllon si fushatë në përkrahje të opozitës në Maqedoni, atje ku VV-ja edhe zyrtarisht po merr pjesë në zgjedhje.

Postimi i Arben Taravarit:

Tash sapo lexova komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në lidhje me planin 9 pikësh të OSBE-së për Kosovën.

Qeveria e Kosovës paska zbuluar dje se në fakt ky plan është shkruar nga vetë dora e Bujar Osmanit e jo nga ndërkomëtarët. Jam i shokuar të kuptoj se Osmani, si kryesues shqiptar i OSBE-së, ka keqpërdorur pozicionin e tij për t’i bërë argatin Serbisë duke bërë te vetat kërkesat e Beogradit.

Plani 9 pikësh i Bujar Osmanit ka kërkuar tërheqjen e policisë speciale të Kosovës, nga territori legjitim i Kosovës. Ai ka kërkuar poashtu dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave veriore.

Dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronjë që na bënë krenarë të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiçit në Banjskës, ku u vra nga terroristët serbë polici dëshmor Afrim Bunjaku.

Fatmirësisht mendoj, qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiçit nuk do të kishin gjetur rezistencë.

Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës.

Lajme të ngjashme