"Më freksoi me ujë": Veliu e përjeton rëndë humbjen në LDK-në e Podujevës, hedh ujë mbi Gashin - NACIONALE

"Më freksoi me ujë": Veliu e përjeton rëndë humbjen në LDK-në e Podujevës, hedh ujë mbi Gashin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas dy-tri dekadave në udhëheqje të LDK-së në Podujevë, më Agim Veliu më s’është pjesë e udhëheqjes të kësaj dege. Kjo pasi Ekrem Hyseni u votua për kryetar të kësaj dege dhe atë me shumicë dërrmuese.

Një gjë e tillë, me shumë gjasë duket ta ketë nervozuar Veliun, që dikur ishte kryetar i Podujevës. Express raporton se Veliu ka hedhur akuza ndaj Hysenit dhe kryesisë së LDK-së. Madje zgjedhjet e brendshme në degën e LDK-së në Podujevë, të cilat i fitoi Hyseni, Veliu raportohet t’i ketë cilësuar si “zgjedhje kundër statutit dhe rregullave të LDK”.

Ndërsa Paparaci raporton se Veliu ka hedhur ujë në drejtim të kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit, pasi ky i fundit ishte coordinator për procesin zgjedhor në Podujevë. Në një prononcim për TV Llapin, Xhaferi ka dhënë versionin e tij.

“Revolta e tij ndoshta e ka nxitur. Unë e kuptoj një gjë të tillë. Ndoshta pak e pa që jam i zhegitur dhe me freskoj me ujë” – deklaroi ai, transmeton Paparaci.

Ndryshe, Veliu ka një kohë të gjatë që është anashkaluar nga ana e LDK-së, të cilën parti tash e udhëheq Lumir Abdixhiku. Për shkak të distancimit të LDK-së së Abdixhikut nga Veliu, ky i fundit nuk ka ngurruar të kritikojë në disa rastin shefin e LDK-së.

Lajme të ngjashme