“Me Fat”: Pas ndërprerjes së grevës, Kusari-Lila kërkon dialog të vazhdueshëm për përparimin e “Trepçës” - NACIONALE

“Me Fat”: Pas ndërprerjes së grevës, Kusari-Lila kërkon dialog të vazhdueshëm për përparimin e “Trepçës”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e shefes së Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka mirëpritur ndërprerjen e grevës se minatorëve të Trepçës.

Ajo ka thënë se pas ndërprerjes se grevës duhet dialog i vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton.

Greva e punëtorëve të SH.A. Trepça u ndërpre. Tani duhet puna dhe angazhimi bashkë me dialogun e vazhdueshëm për t’a sjellë ndërmarrjen aty ku e meriton duke tejkaluar çdo vështirësi eventuale. Me Fat!”, ka shkruar Kusari-Lila në profilin e saj në “Facebook”.

Deputetja e VV-së që nga fillimi ka kritikuar grevën e minatorëve.

Të njëjtën gjë e ka shprehur edhe në seancën e djeshme parlamentare.

“Të gjitha përpjekjet për tu ndërprerë greva apo qëndrimi i grevistëve poshtlë në minierë janë bërë. Kjo është greva e parë që nuk ka Këshill Grevist në shoqërinë aksionare Trepça, që nuk është në përputhje me Ligjin mbi Grevat. Tani nuk ka Këshill Grevist, e po shkaktohen pasoja ligjore për të gjithë të involvuarit në procesin e grevës”, shtoi shefja e deputetëve të VV-së”, ka thënë ajo para deputetëve.

Lajme të ngjashme