“...më barbare se regjimi i Millosheviqit”: Anatomia e fjalëve të analistit Shkëlzen Gashi - NACIONALE

“...më barbare se regjimi i Millosheviqit”: Anatomia e fjalëve të analistit Shkëlzen Gashi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti televiziv Shkëlzen Gashi i ka thënë mbrëmë disa fjalë që ndoshta ishte e zorshme të procesoheshin menjëhershëm nga publiku kosovar. Ai u shpreh se në momente qeveritë e Kosovës të zgjedhura në mënyrë demokratike kishin qenë “edhe më barbare” se sa regjimi i Millosheviqit. Cila është anatomia e këtyre fjalëve?

Shkëlzen Gashi ishte përballë dy zyrtarëve të LDK-së – Doarsa Kicës dhe Berat Rukiqit – dhe po i thurrte disa fjalë të mira për liderin e saj të ri, Lumir Abdixhikun.

Ai po shprehej se kjo parti e kishte kuptuar “mesazhin” e 14 shkurtit dhe kishte nisur të reformohej. Por, derisa i thurrte këto fjalë – ndoshta nga ndjenja e fajit se po thoshte diçka të mirë për një parti opozitare ndaj Albin Kurtit – ai i demonizoi në mënyrë të rëndë qeveritë e kaluara.

“Çka ka ndodhë? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kalume nuk i ka shërby asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare – bile bile ka momente kur edhe ma barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve të ’90-a.”u shpreh z. Gashi (min. 56:52)

Çka na thonë këto fjalë?

Gashit nuk i ndërhyri askush kur i tha ato fjalë. Madje, meqë konteksti ishte lavdërimi i LDK-së, moderatori përmend me humor se si edhe mund t’i duartrokiste Doarsa Kica Xhelili.

Ai madje shpreh këtë fjali si një farë arsyetimi:

“Jom tu i riformulu e ripërsërit pak a shumë qëndrimet e mia,” – shprehet ai.

Fjalët

Gashi është goxha specifik kur thotë atë që thotë.

Ai përmend se si po flet për “dekadën e kalume”, pra dekadën 2010’. Gjatë kësaj periudhe në qeverisje ishte Qeveria Thaçi deri më 2014, më pas Qeveria Mustafa deri më 2017 dhe në fund Qeveria Haradinaj deri më 2019.

Gashi po shprehej praktikisht se këto tri qeveri (që i quan regjim) ishin “më barbare” në momente se sa regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitet ’90, kohën e masakrave të mëdha në Kosovë, përdhunimeve masive, e madje edhe të krimeve monstruoze që ndodhën nga luftërat e tjera në ish-Jugosllavi.

Fatkeqësisht, ai nuk tregoi se në cilat momente saktësisht këto qeveri ishin “më barbare” se sa regjimi i Millosheviqit.

Çka tha për Abdixhikun?

I gjithë ky sulm i rëndë ndaj qeverive të viteve ‘2010 në Kosovë u bë pra derisa ai po fliste mirë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai përmend gjashtë pika pse z. Abdixhiku është njeriu i duhur në krye të LDK-së.

  • Nuk i ka shërbyer “regjimit kriminal” të viteve ‘2010;
  • Ka qenë ministri më i mirë në Qeverinë Kurti I;
  • Ka qenë kategorikisht kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti I në kohën e pandemisë;
  • Nuk ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë Hoti;
  • I ka ‘skajuar’ ata që janë ‘identifikuar’ si ‘paterica të PDK-së;
  • Ka qëndruar në sallë më 4 prill 2021 duke mundësuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Kujtojmë se ndaj fjalëve të z. Gashi kanë reaguar shumë figura të ndryshme.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme