Mbyllet pika kufitare në Bërnjak
Policia e Kosovës ka njoftuar se përveç Jarinjes, është mbyllur edhe rruga që dërgon për në Bërnjak.
Këtë e kanë bërë pas disa barrikadave në këtë zonë.
“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare. Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Barrikadat janë vendosur nëpër disa zona të veriut, dhe aty po qëndrojnë edhe qytetarë serbë.