Mbrojtja e vehementë e Gërvallës për Martin Berishajn - NACIONALE

Mbrojtja e vehementë e Gërvallës për Martin Berishajn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dikur e prezantonte fuqishëm kryediplomaten e vendit, Donika Gërvalla. Ai kishte përdorur fjalën “vehement” për këtë prezantim. Tani kur tema e skandalit të tij është riaktualizuar, me të është riaktualizuar edhe fjala “vehement”, por kësaj radhe nga Gërvalla për Berishajn.

Një deklaratë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani mendon se Berishaj duhet të shkarkohet nga detyra derisa të përfundojnë procedurat hetimore ndaj tij.

“Nuk kam pasur komunikim me të, nuk e kam takuar. Nuk ka qenë me mua në vizitën e fundit (në Kroaci). Sepse kështu kam vendosur. Nuk ka pasur nevojë sepse e kam pasur stafin tim, dhe mendoj që ka shumë gjëra që duhet të sqarohen për të mirën e të gjithëve dhe për të mirën e imazhit të politikës së jashtme të Kosovës. . Është mirë të largohet. Unë dua që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë në krye në vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheq vet. Në takime të përbashkët që i kemi bë, kryesisht Ministrisë së Jashtme” – ka thënë ajo të dielën më 8 shtator 2024.

Mirëpo, jo të gjithë janë pajtuar me deklarimin e Osmani. Bile kundërshtare e pati edhe bashkëpunëtoren e afërt, tashmë ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Gërvalla i ka bërë një mbrojtje të “vehement” ambasadorit Berishaj, pasi Osmani kërkoi që ai të largohet nga pozita.

Si zakonisht, Gërvalla tha që nuk ka fakte teksa u sulmoi mediat dhe tha që s’ka fakte.

“Kemi biseduar atëherë kur u ngritën disa spekulime mediale, me kërkesë të saj dhe kryeministrit, kam kërkuar nga institucionet në shtete të ndryshme se a ka fakte, a ka dëshmi. Nuk ka pasur fakte dhe dëshmi, prandaj ne nuk e kemi shkarkuar një ambasador, nuk mund ta shkarkosh vetëm për spekulime mediale, duhet të bazohesh në dicka, është padrejtësi e madhe bazuar në disa media që spekulojnë për gjithçka.” – ka thënë ajo në një intervistë të premtën më 13 shtator.

Tutje, ajo ka thënë se do të vazhdojnë me Martin Berishajn si ambasador.

“Prej atij momenti nuk kemi folur më për këtë temë, unë në vazhdimësi kam qenë shumë e kujdesshme sa herë që është ngjallur disi ky debat në media, ka qenë edhe në Komisionin Parlamentar ku ka biseduar me deputetët, që janë ndarë të kënaqur, kanë lavdëruar prezencën e tij. Sa herë ngjallet ky debat ngapak, sigurohem që nuk kemi fakte të reja, nuk kemi as të reja as të vjetra, ne vazhdojmë me ambasadorin Berishaj, por spekulimet…”. – ka thënë ndër të tjera ajo.

Nuk është hera e parë që Gërvalla “vehemtësisht” e mbron Berishajn që akuzohet për skandalin financiare me vlerë rreth 600 mijë euro.

“Vehement”, fjalë kjo që nuk ndodhet në fjalorin e gjuhës shqipe.

Nëse e përkthejmë nga gjuha angleze, kjo fjalë ka kuptimin si vijon: “të shfaqësh ndjenja të forta; të fuqishme, pasionante apo intenzive.”

Lajme të ngjashme