Mblidhen qytetarë serbë afër Leposaviqit, kërkojnë të ndalen disa punime
Banorët e një fshati afër Leposaviqit thonë se janë të vendosur që të luftojnë në çdo formë për të anuluar atë që e konsiderojnë si vendim të paligjshëm të autoriteteve në Prishtinë për ndërtimin e një baze policore.
Një grumbull qytetarësh janë mbledhur në vendin ku janë vendosur makineritë që kanë nisur ta zgjerojnë rrugën, që sipas Kosovo-Online është përgatitje për ndërtimin e bazës së policisë kufitare.
“Nuk mjafton që makineritë janë fikur dhe puna është ndalur. Ne duam që makineritë dhe pjesëtarët e njësisë speciale të policisë të tërhiqen, vendimi të anulohet dhe të na lënë të jetojmë të qetë siç kemi bërë deri tani,” – i tha njëri nga këta qytetarë këtij portali serb nga Kosova.
Sipas raportimit në fjalë, numri i pjesëmarrësve ishte rreth njëqind.