Mblidhen punëtoret e seksit në Davos ku takohet elita botërore, kërkesa për to në qiell
Elita globale që trajton problemet më të mëdha të botës - duke përfshirë pabarazinë gjinore – e mbledhur në samitin e Davos-it, është duke nxitur një rritje të prostitucionit në qytetin turistik zviceran.
DailyMail shkruan se, kërkesa për punëtore të seksit në takimin e liderëve botërorë dhe manjatëve të biznesit po rritet çdo vit e më shumë.
Bëhet e ditur se punëtoret e seksit rezervojnë të njëjtat hotele me pjesëmarrësit e samitit pesë-ditor, që ka nisur më 16 janar.

Pavarësisht se prositucioni është i ligjshëm në Zvicër, një punëtore seksi e quajtur Liana ka thënë për Bild, se ajo vishet me veshje biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mesin e pjesëmarrësve. Ajo ka treguar se takohet vazhdimisht me një amerikan që viziton Zvicrën disa herë në vit dhe është në mesin e 2,700 pjesëmarrësve në konferencë.
Liana ka treguar se ajo paguhet rreth 700 euro për një orë dhe rreth 2,300 euro për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit.
Ndërkohë, një tjetër menaxhere e një shërbimi të shoqërueseve, ka bërë të ditur se ajo tashmë ka marrë 11 rezervime dhe pret që të marrë edhe më shumë gjatë javës.
Duke folur për 20 Minuten, ajo ka treguar se disa rezervojnë shoqëruese për veten dhe punonjësit e tyre ndërsa festojnë në suita të hoteleve.
Lidhur me këtë çështje, një hetimi i The Times në vitin 2020 ka zbuluar se për këtë samit, të paktën 100 punëtore seksi udhëtojnë çdo vit në Davos.
Kujtojmë se në samitin e Davos-it të këtij viti, tema diskutimi janë lufta e Ukrainës, normat globale të inflacionit, ndryshimet klimatike dhe pabarazia.
