Ndalimi i Sami Lushtakut: Shihen shumë persona te zyret e EULEX-it
Një numër personash janë mbledhur te zyret e EULEX-it, pas ndalimit të Sami Lushtakut, nënkryetar i Skenderajt dhe ish-komandant në UÇK.
Kështu njofton gazetarja jonë nga terreni, Anita Nikaj. Përveç të birit, deputetit Mërgim Lushtaku, aty tashmë ka arritur edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.
Tashmë janë bërë gati një orë prej kur Sami Lushtaku është shoqëruar për te zyret e EULEX-it, ndërkaq, siç u raportua, “rasti ka të bëjë vetëm për telefon”.
Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Nacionale jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi dyshohet për pengim të drejtësisë.