Mblidhen dy Komisione Parlamentare
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të mblidhet sot me fillim nga ora 11:00.
Në rend të ditës janë dy tema të rëndësishme,
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
“Rendi i ditës: Miratimi i rendit të ditës; 2.Takim në Komision me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor, i themeluar sipas Ligjit Nr. 05/L-67 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. Temë diskutimi: Funksionimi i Komisionit të lartpërmendur dhe sfidat. Në takim janë të ftuar edhe përfaqësues të lartë të administratës në MFPT, si dhe përfaqësues të Shoqatës HANDIKOS. 3. Të ndryshme.” – thuhet ne njoftim.
Ndërsa, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në ora 13:00 mban dëgjim publik në Pejë.
Në rend të ditës është plani hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
“Dëgjim publik - Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim - Rendi i ditës: Plani Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Vendi: Në sallën e Asembles Komunale të Komunës së PejësKoha: 13:00.” – thuhet në njoftim.
