Mbledhja e Këshillit të VV-së në UP, Lushaku: Kështu ngulfatet pavarësia institucionale
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje në ambientet e Universitetit të Prishtinës. Ajo ka kritikuar këtë veprim, duke e cilësuar si ndërhyrje politike në një institucion që duhet të qëndrojë i pavarur dhe larg ndikimeve partiake.
Sipas saj, përdorimi i hapësirave të UP-së për qëllime politike tregon mungesë respekti ndaj autonomisë institucionale dhe shkelje të parimeve që garantojnë funksionimin e pavarur të universiteteve publike në vend.