Mbledhja e GUXO-s: Gërvalla vazhdon të luftojë që Osmani të mos zgjidhet presidente
Donika Gërvalla është një nga kundërshtaret më të mëdha të Vjosa Osmanit për një term të dytë presidencial.
Kështu kupton gazeta Nacionale nga burime te mirëinformuara me bisedimet e brendshme mes palëve në koalicionin Vetëvendosje.
Pas një mbledhje të zhvilluar sot te partisë GUXO, Gërvalla ishte e linjës së një refuzimi të fortë ndaj Osmanit.
Gërvalla në këtë kundërshtim nuk është vetëm: e pajtimit me të është hiç më pak se Albin Kurti.
Partia GUXO, e themeluar nga Vjosa Osmanit, s'ka artikuluar qëndrim mëvete si entitet politik krahas Vetëvendosjes.
Deputetë individualë si Haxhi Avdyli janë shprehur për gazetarë se jan ithtarë të Osmanit për një mandat tjetër, por me ç'duket, linja e partisë tash nën udhëheqjen e Gërvallës, e ka përcaktuar pozicionin.
Gërvalla, muaj më parë, fliste në superlativin më të madh ndaj Osmanit, dhe madje ngrinte pyetje akuzuese ndaj opozitës se si do të mund ta arsyetonin ata mosvotimin ndaj saj.
Por, tash e disa javë, Gërvalla ka hequr dorë nga mbështetja për Osmanin, dhe me ç'kupton gazeta, është në bashkëpajtim me Kurtin në këtë refuzim.
Gërvalla ka refuzuar të japë qëndrim për gazetarë pyetur saktësisht për Osmanin.
Ditë më parë në insistimin e gazetares së Nacionales, Besarta Hotit, ajo shmangu me doemos përgjigjen duke hyrë në objektin e Ministriaë së Drejtësisë.