Mbi 7,200 të vdekur e më shumë se 35,000 të lënduar nga tërmetet në Turqi e Siri
Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në të paktën 7,266 persona.
Organizata vullnetare e Sirisë, Helmetat e Bardha, e njohur gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore, duke e çuar në 1,020 numrin e viktimave në zonat e kontrolluara nga opozita, ndërsa sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Këto shifra e kanë çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Siri në të paktën 1,832.
Ndërkohë, ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, në një konferencë të mbajtur ka njoftuar se numri i të vdekurve në Turqi tani ka shkuar në 5,434.
Sipas Koca, numri i të lënduarve ka shkuar në të paktën 31,777 persona. Ndërsa nga Siria mësohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 3,849, duke e çuar në total shifrën e të lënduarve në të dy vendet në 35,626 persona.
