Mbi 2 mijë gra në Kosovë kanë përjetuar dhunë gjatë vitit 2022 - NACIONALE

Mbi 2 mijë gra në Kosovë kanë përjetuar dhunë gjatë vitit 2022

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rastet e dhunës në familje, në veçanti ato ndaj grave, ishin shumë të shpeshta gjatë vitit që sapo lamë. Përveç dhunës, pati edhe raste të cilat përfunduan me fatalitet.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha për televizionin publik se prioritet do ta kenë punësimin e grave, në mënyrë që të mundësohet pavarësimi i tyre.

Haxhiu tha se që kanë përgjegjësi institucionale ngase dhuna në familje nuk është është çështje private por institucionale për mbrojtjen e grave dhe vajzave.

Mirëpo, nga shoqëria civile e kanë konsideruar si "dështmim" të sistemit në parandalimin e e dhunës në familje.

Avokat i Popullit, Naim Qelaj, thotë se në shoqëri duhet të investohet më shumë në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.

"Dy janë tema që dua ti trajtojë, njëra ka të bëjë me pjesëmarrjen e gruas në ndarjen e pasurisë dhe pjesëmarrja e gruas në trashëgimi, .... në këto dy tema , gjatë vitit 2022 jemi keq si shoqëri ... shifrat e pjesëmarrjes së grave qoftë në ndarjen e pasurisë qoftë në trashëgimi janë të ulëta thuja se në favor të burrave. Në këtë drejtim besoj që shteti, autoritetet kompetente me marr masa , me vendos norma dhe masa afirmative që kjo gjendje me ndryshuar", tha Qelaj për RTK.

Ndërkaq, nga Qendra për Punë Sociale kanë thënë për RTK-në vetëm në komunën e Prishtinës, shënojnë rreth 300 raste deri në fundvit.


“Punësimin e më tepër staf me profilizimin e stafit sepse tani për tani stafi i qendrës për punë sociale ofron shërbime për klientët që janë rreth 70 lloje, por do të profilizojmë , ekskluzivisht që merren me rastet e dhunës në familje , e kemi një punëtor social që vazhdimisht punon 24 orë, por ndoshta do të vijmë në një situatë që duhet ta ngrisim edhe këtë numër të kujdestarisë për shkak se rastet janë të shumta dhe është e pamundur që një punëtor t’i zgjidhë të gjitha rastet“,
tha, Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale.

Kurse nga Instituti Kosovar për Drejtësi cilësojnë se dhuna ndaj grave dhe vrasjet e grave, vazhdimisht proklamohen si një emergjencë shtetërore por reagimi institucional nuk është i tillë.


"Në aspektin gjyqësor është aspekt pozitiv që në procedurë civile të caktimit të urdhrave mbrojtës gjykatat vendosin me efikasitet dhe nuk i prolongojnë rastet mirëpo më pastaj problematike është fakti që policia nuk ka kapacitete për të bërë mbikëqyrjen elektronike të zbatimit të këtyre urdhrave dhe që në njëfarë forme këto urdhra mbesin të pa efekt dhe të pa zbatuar në praktikë dhe i tillë është edhe rasti i vrasjes se gruas në spitalin e QKUK-së, që kishte pasur një urdhër mbrojtje aktive por nuk kishte pasur monitorim nga ana e policisë”
, Gzim Shala nga IKD.

Lajme të ngjashme