Mbi 1500 të vdekur deri më tani nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë - NACIONALE

Mbi 1500 të vdekur deri më tani nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën 1,500 njerëz kanë vdekur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë brenda 12 orëve.

Shifrat zyrtare nga Turqia thonë se 1,014 njerëz kanë vdekur dhe 5,383 u lënduan, teksa 2,818 ndërtesa janë shembur.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se më shumë se 326 njerëz kanë vdekur dhe 1,042 të lënduar.

E për këtë tragjedi, kanë reaguar lidërët nga e gjithë bota.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, udhëzoi USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit ndaj zonave më të prekura nga tërmeti në Turqi dhe Siri, tha në një deklaratë të dielën këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare.

Deklarata nga Jake Sullivan shtoi se SHBA është "thellësisht e shqetësuar" nga raportet e shkatërrimit në të dy vendet.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka shprehur ngushëllimet presidentit turk Rexhep Erdogan, duke thënë se Berlini ishte i gatshëm për të ndihmuar, raporton Reuters.

Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, dhe me ata që kanë humbur kaq papritur anëtarët e familjes”, tha Olaf në një mesazh.

Edhe krerët e shteti të Kosovës kanë ofruar mbështetje me anë të FSK-së për tërmetin në Turqi.

Ndryshe, turqia është njëra prej zonave më aktive të tërmetit në botë, për shkak të pozitës gjeografike.

Shumica e Turqisë ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila ndodhet mes pllakave të mëdha – euroaziatike dhe afrikane – si dhe mes një të vogle, arabike. Derisa dy pllakat e mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, thonë ekspertët.

Kjo nënkupton se tërmetet janë shumë të zakonshme në Turqi. Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, në vitin 2022 u regjistruan hiç më pak se 22 mijë tërmete në Turqi.

Shumica e tërmeteve në këtë vend janë vdekjeprurëse. Tërmeti më i madh që e kishte goditur Turqinë deri sot ishte 7.6 ballësh në Izmit më 1999, duke i vrarë 17 mijë njerëz.

Tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm, 7.8 ballësh, është më i madh që është regjistruar ndonjëherë në Turqi.

Lajme të ngjashme