Mbështetja e BE-së për krizën energjetike: Kosova pranon 67.5 milionë euro - NACIONALE

Mbështetja e BE-së për krizën energjetike: Kosova pranon 67.5 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës ka pranuar t 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian si mbështetje për krizën energjetike.

Në njoftimin e ministrisë është thënë se BE-ja është zotuar se mbështetja totale ndaj krizës energjetike do t jetë 75 milionë euro.

Ministria ka treguar se për çka do të përdoret këto mjete të BE-së.

“Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e paisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, në këtë mënyrë do të hapet rruga edhe për mjetet tjera.

“Mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë. Gjatë vitit 2022 mbështetja nga Qeveria në tejkalimin e krizës energjetike ka kaluar vlerën mbi 80 milionë euro. Me disbursimin e tranzhit të parë nga BE, do të i hapet rrugë vazhdimësisë së mbështetjes ndaj qytetarëve. Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme