Mbajtën grevë pasi s’iu kishin dalë rrogat, dënohen minatorët e Trepçës - NACIONALE

Mbajtën grevë pasi s’iu kishin dalë rrogat, dënohen minatorët e Trepçës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e Trepçës janë dënuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeshefi i ndërmarrjes Enis Abdurrahmani për Kosovapress.

Ai ka thënë se në konsultim me zyrën ligjore punëtorët janë dënuar me mëditje dhe ndalesën e shujtave.

Kjo pasi minatorët kishin mbajtur grevë për shkak të vonesave të rrogës.

“Një vlerë që mund të jetë e përafërt (e humbjeve ditore në rast të mos punës) varet nga shumë faktorë, mund të jetë nga 40 mijë deri në 50 mijë euro në ditë,… Në konsultim me zyrën ligjore dhe departamentet tjera, kemi marrë masat e para që çdo bojkot dhe sabotim në punë do të sanksionohet me ndalesa të ekzekutimit të meditjeve dhe shujtave ditore, dhe nëse ky bojkot dhe sabotim thellohet, atëherë i kemi masat e rregulloreve të brendshme të cilat sanksionojnë edhe me pagë deri në 40 përqind , mirëpo ligjet i kemi shumë të qarta që do të thotë se çdo bojkot dhe sabotim mbi tre ditë pune mund të shpie edhe deri në shkëputje të marrëdhënies së punës për çdo punëtor që e bënë këtë vepër… Masa fillestare është marrë ndaj 151 punëtorëve të cilët kanë bojkotuar punën, dhe një kalkulim i përafërt i masës financiare që do të merret ndaj tyre do të jetë rreth 176 euro për një punëtor, për këto katër ditë të bojkotit të punës”, ka thënë Abdurrahmani.

Lajme të ngjashme